Kitabı oku: «Rikthim Në Tokë», sayfa 3
«Dhe ndoshta së bashku me ca vajza me bikini që të fërkojnë me krem mbrojtës ndaj diellit» tha trashaluqi, për të shpërthyer më pas në një të qeshur buçitëse, ndërkohë që si pasojë e barkut të kërcyer, i binin poshtë thërrimet të cilat ishin depozituar më përpara.
«Kjo antipasta ishte shumë e shijshme.» Zëri i doktoreshës doli pakëz i transformuar nga altoparlanti i vogël i vendosur mbi kroskot. «Duhet të të rrëfej se me të vërtetë nuk besoja që, prapa asaj âpamjejeâ prej ushtaraku të vrazhdë, mund të fshihej një burrë i rafinuar.»
«Bahh, faleminderit Elisa. Edhe unë sâdo ta kisha menduar kurrë që një âprofesoreshëâ kaq shumë e kualifikuar mund të ishte, përveçse e bukur, edhe mjaft e afrueshme dhe simpatike.» foli zëri i kolonelit, gjithmonë pakëz i transformuar, por me një tonacion paksa më të ulët.
«Shih shih se si po flirtojnë» thirri trashaluqi nga vendi i shoferit. «Sipas meje, do të përfundojnë të dy në shtrat.»
«Nuk jam edhe aq i sigurt» pohoi tjetri. «Profesoresha jonë është padyshim tepër dinake dhe nuk besoj se një darkë e vockël dhe ndonjë kompliment i vakët mund të mjaftojnë që ajo të shkojë e të bjerë drejt e në krahët e tij.»
«Dhjetë dollarë bast që sonte do ta bëjë» tha trashaluqi duke i zgjatur dorën e djathtë kolegut.
«Ok, dakord» foli tjetri duke i shtrënguar dorën që i ishte zgjatur përpara.
Anija kozmike Theos â Objekti misterioz
Objekti që u shfaq përpara dy bashkëudhëtarëve të çuditur tashmë, me siguri që nuk ishte ndonjë gjë që natyra, madje dhe në fantazinë e saj të pamasë, mund ta kishte krijuar vetë. Ngjante si një lloj lule metalike me tre petale të gjata, pa kërcell, me një pistil në mes në formë pak konike. Pjesa mbrapa pistilit ishte në formën e prizmit hekzagonal, me sipërfaqen e bazës pak më të madhe se ajo e konit të gjendur në pjesën përballë dhe që mbështeste të gjithë strukturën. Nga të treja brinjët e barazlarguara të hekzagonit dilnin petalet në formë katrore, me një gjatësi e pakta katër herë nga ajo e bazës.
«Duket si një tip mulliri i vjetër me erë, si ata që përdoreshin shekuj përpara, në pllajat e mëdha në lindje» foli Petri, pa i hequr as edhe një minutë sytë nga objekti që ishte shfaqur në ekranin e madh.
Një drithërimë e përshkoi Azakisin mu në shpinë, ndërsa në mend i vinin disa prototipe të vjetër që Të Moshuarit i kishin sugjeruar që të studionte para se të nisej.
«Ãshtë një sondë hapësinore» pohoi me vendosmëri Azakisi. «I kam parë disa prej tyre, të prodhuara pak a shumë në këtë mënyrë, tek arkivat e vjetër të Retes» vazhdoi, ndërkohë që nxitonte të nxirrte me anë të N^COM, sa më shumë informacione që mundej lidhur me këtë çështje.
«Një sondë hapësinore?» pyeti Petri, duke u kthyer drejt shokut me një pamje të hutuar. «Dhe kur do ta kemi lëshuar?»
«Nuk besoj se është e jona.»
«Nuk është e jona? Ãfarë do të thuash miku im?»
«Dua të them se as nuk është ndërtuar dhe as nuk është lëshuar prej nesh që jetojmë në planetin Nibiru.»
Fytyra e Petrit shprehu gjithnjë e më shumë habi. «Ãdo të thotë kjo? Mos më thuaj se edhe ti beson tek ato broçkullat mbi alienët, ëëëh?»
«Nga ajo çfarë di, them se asgjë e këtij lloji nuk është ndërtuar ndonjëherë në planetin tonë. Kam kontrolluar në të gjithë arkivin e Retes dhe nuk ka asnjë lidhje me objektin që kemi përpara. As edhe tek projektet që nuk janë realizuar ndonjëherë.»
«Nuk është e mundur!» thirri Petri. «Ai N^COM-i yt duhet të jetë i çakorduar. Kontrolloje më mirë.»
«Më vjen keq Petri. Vërtet që e kam kontrolluar dy herë dhe jam absolutisht i sigurt së kjo nuk është vepër e jona.»
Sistemi i të parit me rreze të shkurtër kujdeset që të gjenerojë një imazh tridimensional të objektit, duke e rikrijuar me një saktësi të madhe deri në detajet më të vogla. Hologrami lëkundej lehtazi në mes të sallës së komandës, duke qëndruar pezull afro gjysëm metri nga dyshemeja.
Petri, me një lëvizje të dorës së djathtë, filloi ta rrotullonte ngadalë, duke hetuar me vëmendje çdo detaj të vogël.
«Dukej se ishte e përbërë nga një aliazh metalik shumë i lehtë» tha Petri, me një ton padyshim shumë më teknik, lidhur me atë çudi që e kishte pushtuar që në fillim «Ushqyesit e motorëve duhet të jenë të pajisur me tre petale, që ngjanin se ishin të veshur nga një lloj materiali i ndjeshëm ndaj dritës së diellit.» Më në fund kishte filluar që të lëvizte komandat e sistemit. «Pistili duhet të jetë ndonjë lloj antene marrëse-transmetuese dhe në prismin hekzagonal me siguri që është âtruriâ i kësaj gjëje.»
Petri luante hologramin gjithnjë e më shpejt, duke e përmbysur në të gjitha drejtimet. Papritur u ndal dhe thirri «Shiko këtu. Sipas teje, çâështë kjo?» pyeti, ndërkohë që kujdesej për të zmadhuar detajin.
Azakisi u afrua sa më afër që të mundej. «Duken si simbole.»
«Dy simbole do të thoja» korrigjoi Petri «ose më mirë, një vizatim dhe katër simbole shumë afër njëra tjetrës.»
«Azakisi vazhdonte shpejt, me anë të N^COM, që të kërkonte diçka tek Rete, por nuk ia doli që të gjente absolutisht ndonjë gjë që të kishte sadopak lidhje me atë çfarë kishte përpara.»
Vizatimi përfaqësonte një katror të përbërë nga pesëmbëdhjetë shirita gjatësorë të alternuar me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, dhe, në këndin lart nga e majta, një katror tjetër me ngjyrë blu të përbërë nga pesëdhjetë yje pesëcepësh në ngjyrë të bardhë. Në të djathtë të tij, katër simbolet:
JUNO
«Duket si një lloj shkrimi» guxoi të thoshte Azakisi. «Ndoshta simbolet përfaqësojnë emrin e atyre që kanë krijuar sondën.»
«Ose ndoshta është emri i saj» iu kundërpërgjigj Petri. «Sonda quhet âJUNOâ dhe simboli i ndërtuesve të saj është ai lloj katrori me ngjyrë. »
«Sido që të jetë, e sigurt është që nuk jemi ne ata që e kanë ndërtuar» këmbënguli Azakisi. «Mendon se mund të ekzistojë brenda saj ndonjë formë jete? »
«Mendoj se jo. Të paktën jo nga ato që ne njohim. Hapësira në kapsulën mbrapa, i vetmi vend ku mund të gjendet ndonjë gjë, është tepër e vogël për të pasur brenda një qenie të gjallë.»
Ndërkohë që fliste, Petri kishte nisur tashmë të kryente një skanim të sondës, në kërkim të çfarëdo lloj shenje jete që mund të dilte nga brendësia e saj. Pas pak çastesh, një varg simbolesh u shfaqën në ekran të cilat nxitoi që tâia deshifronte shokut të tij.
«Sipas sensorëve tanë nuk ka asgjë âtë gjallëâ atje brenda. Nuk duket që të ketë as armë të ndonjë lloji apo tipi. Me një kqyrje të parë, e ndjej të them se, ky objekt, është një lloj avioni zbulues i lëshuar për të eksploruar në mes të sistemit diellor në kërkim të kushedi se çfarë gjëje.»
«Edhe mundet» miratoi Azakisi «por pyetja që do duhet të supozojmë është: âLëshuar nga kush?â»
«Bahh» hamendësoi Petri «nëse përjashtojmë prezencën e âalienëveâ misteriozë, do të thosha se të vetmit që mund të bëjnë diçka të tillë, mund të jenë vetëm âmiqtë e tu të vjetër në tokëâ.»
«Ãfarë po thua? Por që nga hera e fundit që i kemi lënë, ata nuk ishin në gjendje që të ecnin as me kalë. Si mund të kenë arritur një nivel njohurie të këtillë brenda kaq pak kohe? Dërgimi i një sonde që sillet vërdallë në hapësirë nuk është aspak një shaka.»
«Pak kohë?» kundërshtoi Petri duke e parë drejt e në sy. «Mos harro se, për ata, kanë kaluar afro 3.600 vjet që atëherë. Duke patur parasysh se jetëgjatësia e tyre mesatare ishte maksimum pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjeç, do të thotë se kanë kaluar e pakta rreth gjashtëdhjetë breza. Ndoshta janë bërë akoma më inteligjentë se sa mund ta imagjinojmë.»
«Dhe ndoshta ishte kjo arsyeja» shtoi Azakisi, duke u përpjekur që të finalizonte mendimin e shokut «që Të Moshuarit ishin aq të merakosur për këtë mision. Ata e kishin parashikuar ose të paktën, e kishin marrë parasysh këtë mundësi.»
«Bahh, madje mund edhe të na e kishin përmendur shkarazi këtë gjë, apo jo? Sa sâmë ra pika kur e pashë atë objektin.»
«Jemi ende në planin e hipotezave» tha Azakisi ndërkohë që me gishtin e madh dhe tregues të dorës fërkonte mjekrën «por duket se arsyetimi ka kuptim. Do të përpiqem që të vihem në kontakt me Të Moshuarit dhe do të provoj që tâu shkëpus ndonjë informacion më shumë, nëse kanë. Ti, ndërkaq, përpiqu të kuptosh diçka më shumë rreth këtij mjeti. Analizo itinerarin aktual, shpejtësinë, masën, e të tjera dhe përpiqu të bësh një parashikim mbi vendmbërritjen e tij, që nga koha kur është nisur dhe të dhënat që ka depozituar. Si përfundim, dua të marr vesh sa më shumë gjëra që të jetë e mundur mbi atë që na pret aty poshtë.»
«Në rregull, Zak» foli Petri ndërsa vërtiste pezull në ajër, përreth tij hologramet tërë ngjyrë me një pafundësi numrash dhe formulash.
«Ah, mos harro të analizosh atë që e ke identifikuar si antenë. Nëse është ashtu vërtet, do të jetë në gjendje të transmetojë dhe të marrë. Nuk do të doja që takimi ynë të ishte transmetuar tashmë tek dërguesit e sondës.»
Duke e thënë këtë, Azakisi u drejtua me shpejtësi nga kabina H^COM, e vetmja në gjithë anijen me pajisjet për komunikimin në largësi të madhe, e cila gjendej midis portës tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë të moduleve të transferimit të brendshëm. Dera e pasme u hap me atë fishkëllimën e lehtë dhe Azakisi rrëshqiti brenda kabinës së ngushtë.
Kush e di pse e kanë bërë kaq të ngushtë... pyeste veten ndërkohë që kërkonte të sistemohej në një sedilje, vërtet tepër të vogël, e cila kishte zbritur automatikisht nga sipër. Ndoshta kanë dashur që ta përdornim sa më pak që të jetë e mundur... .
Ndërkohë që dera po mbyllej sërish pas shpinës, ai filloi që të formonte një seri komandash mbi panelin që kishte përpara. Duhej që të priste disa sekonda para se të stabilizohej sinjali. Papritmas, në pamjen holografike, shumë të ngjashme me atë që kishte në dhomën e vet, filloi të shfaqej fytyra e rreshkur dhe padyshim e vrarë nga vitet e të Moshuarit, eprorit të tij.
«Azakis» tha ai duke buzëqeshur lehtë, ndërkohë që ngrinte ngadalë dorën kockore në shenjë përshëndetjeje. «Ãfarë të shtyu që të thërrasësh, me kaq shumë ngut, këtë plak të shkretë? »
Kurrë nuk kishte arritur që të merrte vesh me saktësi moshën e shefit të tij. Askujt nuk i ishte lejuar që të merrte vesh informacione shumë private lidhur me ndonjë element të Të Moshuarve. Me siguri, transformime të mëdha rreth diellit kishte parë shumë. Pavarësisht kësaj, sytë e tij lëviznin me shpejtësi në të djathtë dhe në të majtë, me një gjallëri të atillë saqë as ai vetë nuk do të dinte tâi bënte më mirë.
«Kemi bërë një takim vërtet të papritur, të paktën për ne» ia nisi Azakisi pa shumë politesë, duke u përpjekur që ta vështronte interlokutorin drejt e në sy. «Gati ishim duke u përplasur me një objekt të pazakontë» vazhdoi, duke u munduar që të kapte çdo shprehje sado të vogël të Të Moshuarit.
«Objekt? Shprehu më qartë biri im.»
«Petri është ende duke e analizuar, por ne mendojmë se bëhet fjalë për një lloj sonde dhe jam i sigurt që nuk është e jona.» Sytë e Të Moshuarit u zgurdulluan. Dukej edhe ai i habitur.
«Kemi gjetur simbole të çuditshëm të gdhendura mbi të që janë në një gjuhë të panjohur» shtoi. « Po tâi dërgoj të gjitha të dhënat.»
Vështrimi i ngulët i Të Moshuarit u duk sikur humbi për një çast, ndërkohë që, me anë të O^COM-it të tij, shqyrtonte fluksin e informacioneve që i vinin.
Pas disa çastesh tepër të gjatë, sytë e tij u kthyen për tâu fiksuar me ata të interlokutorit të tij dhe, me një ton që nuk la asnjë emocion tâi shfaqej, tha «Do të mbledh menjëherë Këshillin e Të Moshuarve. E gjithë kjo supozon që konkluzionet tuaja fillestare janë të sakta. Nëse gjërat duhet të jenë vërtet kështu, ne do të duhet që të rishikojmë shumë shpejt planet tona.»
«Të presim të rejat» dhe duke thënë kështu, Azakisi mbylli bisedën.
Nasiria â Darka
Koloneli dhe Elisa po thanin tashmë kupën e tretë të shampanjës dhe ambienti padyshim ishte bërë akoma dhe më joformal. «Xhek, duhet të them se ky Masgoufi është fantastik. Do të jetë e pamundur që ta mbaroj, është jashtëzakonisht shumë.
«Vërtet, është padyshim më i miri. Duhet që të komplimentojmë guzhinierin.»
«Ndoshta do të duhej që të martohesha me të dhe ta vija të gatuante për mua» tha Elisa duke qeshur pak si shumë në mënyrë të ekzagjeruar. Alkoli tanimë po bënte efektin e vet.
«E jo, e kush vihet në rresht. Unë e para.» Guxoi me batutën duke menduar se nuk do të qe fundja aq pa vend. Elisa bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe vazhdoi që të përtypte peshkun.
«Ti nuk je i martuar, apo jo? »
«Jo, nuk kam pasur asnjëherë kohë.»
«Ãshtë një justifikim i vjetër» tha ajo duke e parë me djallëzi.
«Bahh, në të vërtetë i jam afruar më shumë se një herë por jeta ushtarake nuk është tamam e përshtatshme për martesën. Po ti?» shtoi, duke i rënë shkurt një teme që dukej se i sillte akoma siklet. «Ke qenë ndonjëherë e martuar?»
«Tallesh? E kush do të duronte që të kishte një grua që kalon shumicën e kohës duke lëvizur nëpër botë për të gërmuar nën tokë si një urith dhe që zbavitet kur përdhos varre të lashtë prej mijëra vjetësh?»
«Tamam» tha Xheku duke buzëqeshur hidhur «siç shihet nuk jemi të prerë për martesën.» Dhe ndërsa ngrinte gotën propozoi gjithë melankoli «Ta pijmë për të.»
Kamerieri erdhi duke mbajtur pak Samoons13 të sapo pjekur, duke ndërprerë fatmirësisht, atë moment trishtimi të lehtë.
Xheku duke përfituar nga ndërprerja, kërkoi që të zmbrapste shpejt një sërë kujtimesh që i kishin ardhur në mendje papritmas. Ishin gjëra që i takonin të shkuarës. Tani kishte afër vetes një grua shumë të bukur dhe duhej të përqendrohej vetëm tek ajo. Kjo gjë pastaj nuk ishte dhe aq e vështirë.
Muzika nën sfond, që dukej sikur i mbështillte me delikatesë, ishte ajo e duhura. Elisa, e ndriçuar nga tre qirinj të vënë në mes të tryezës, ishte mahnitëse. Flokët e saj kishin refleksin e arit dhe bakrit dhe lëkura ishte e butë dhe ngjyrë të bronxtë. Sytë depërtues kishin një ngjyrë jeshile të thellë. Buzët e saj të buta po kërkonin ngadalë që të ndanin një copë troftë nga shtylla kurrizore që mbante nëpër gishta. Ishte aq sensuale.
Natyrisht që Elisës nuk i kishte shpëtuar ai moment dobësie i kolonelit. Vuri kurrizin e peshkut në anë të pjatës dhe thithi, me shkujdesje të dukshme, në fillim gishtin tregues dhe pastaj gishtin e madh. Uli pakëz kokën dhe e vështroi aq furishëm saqë Xheku mendoi se zemra gati po i shpërthente nga kraharori dhe po përfundonte drejt e në pjatë.
Duke e ndjerë se nuk e kishte më kontrollin e situatës dhe mbi të gjitha të vetë vetes, koloneli menjëherë u përpoq që të merrte veten. Ishte paksa i madh për të bërë figurën e një adoleshenti të dashuruar, por ajo vajzë kishte diçka që e tërhiqte tmerrësisht.
Mori frymë thellë, fërkoi fytyrën me duar dhe guxoi duke thënë «Si thua sikur ta heqim qafe edhe këtë copëz të fundit?»
Ajo buzëqeshi, mori butësisht në duar copëzën e mbetur nga trofta, u ngrit lehtazi nga karrigia duke u zgjatur drejt tij dhe ia afroi tek goja. Në atë pozicion, dekolteja e saj vuri pjesërisht në dukje gjoksin e bëshëm. Xheku, me sa duket i sikletosur, hëngri vetëm një kafshatë të vogël, por pa arritur që të shmangë prekjen lehtë me buzë të gishtave të saj. Eksitimi i tij rritej gjithnjë e më shumë. Elisa po luante me të siç bën macja me miun dhe Xheku nuk po arrinte që tâi rezistonte në ndonjëfarë mënyre.
Më pas, me një pamje prej çupke të pafajshme, Elisa u kthye të ulej rehatshëm në vendin e saj dhe, sikur nuk kishte ndodhur gjë fare, ia bëri me dorë kamerierit të gjatë dhe të hollë, i cili iu afrua në çast.
«Besoj se është momenti për një çaj të mirë me kardamom. Si thua, Xhek? »
Ai që ende nuk e kishte marrë veten nga situata e mëparshme, belbëzoi diçka të tillë si «Bahh po, në rregull...» Dhe ndërkohë, që përpiqej të bënte përshtypje duke rregulluar xhaketën, shtoi «Besoj se bën shumë mirë për tretjen.»
Ishte i vetëdijshëm që kishte thënë një gjë qesharake por në atë moment nuk i kishte ardhur në mend asgjë tjetër më e mirë.
«Èshtë gjithçka shumë e këndshme Xhek, një mbrëmje me të vërtetë fantastike, por mos të harrojmë qëllimin për të cilin gjendemi këtu sonte. Duhet të të tregoja diçka, e mban mend?»
Koloneli mendonte për gjithçka në atë moment, me përjashtim të punës. Sidoqoftë, kishte të drejtë. Aty luheshin gjëra shumë më të rëndësishme se një flirt idiot. Ishte fakt që atij, nuk i dukej aspak idiot ai lloj flirti.
«Sigurisht» u përgjigj ai duke u munduar që të rimerrte një qëndrim prej autoritari. «Nuk më rrihet deri sa të marr vesh se çfarë ke zbuluar. »
Trashaluqi, i cili po i dëgjonte të gjitha nga makina paksa në distancë, tha «Ãa kuçke. Të gjitha gratë njësoj janë. Në fillim të bëjnë që tâu besosh, të çojnë në qiell, pastaj të japin duart sikur të mos ketë ndodhur gjë.»
«Besoj se dhjetë dollarët e tu do të jenë shumë shpejt tek xhepat e mi» tha ai i holli, duke e pasuar deklaratën me një të gajasur të fortë.
«Me thënë të vërtetën, nuk më bëhet vonë fare se kë çon në shtrat profesoresha jonë. Mos harro se jemi këtu vetëm për të zbuluar gjithçka që ajo di.» Dhe ndërkohë që mundohej të rregullohej pak më mirë në sedilje, duke parë që shpina po fillonte tâi dhimbte shumë, shtoi «Do të duhej që të kishim gjetur mënyrën për të instaluar edhe një telekamera të mirë në këtë dreq lokali.»
«Po, edhe sikur thjesht poshtë tryezës, kështu që do të mundeshe tâi shikoje edhe kofshët.»
«Idiot. Po kush ka qenë ai trap që të ka përzgjedhur për këtë mision?»
«Shefi ynë, miku im. Dhe do të këshilloja që të evitosh ndonjë sharje ndaj tij, duke parë që edhe ai e di mjaft mirë si të instalojë mikropërgjuesa dhe nuk besoj se do të kishte vështirësi që të vendoste ndonjë të tillë edhe në këtë makinë.»
Trashaluqi u hodh përpjetë dhe për një çast besoi se zemra i kish ndalur së rrahuri. Po kërkonte që të bënte karrierë dhe të shante shefin direkt, por që me siguri nuk ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara.
«Mjaft më me budallallëqe» tha, duke u përpjekur që të bëhej serioz dhe profesional. «Shiko të bësh mirë punën tënde dhe le të kthehemi në bazë me diçka konkrete.» Duke u shprehur kështu, nisi të fiksonte një pikë jo të përcaktuar mirë në errësirën e natës, përtej xhamit paksa të mjegullt.
Elisa nxori nga çanta palmtop-in që e merrte gjithmonë me vete, e mbështeti mbi tryezë, dhe filloi që të shfletonte fotot. Koloneli, gjithë kureshtje, u përpoq që të zgjaste vështrimin për të parë ndonjë gjë, por këndi nuk ia lejoi. Ajo, pasi gjeti ato çfarë kërkonte, u ngrit dhe u ul mbi karrige në krah të tij. «Atëherë» ia nisi Elisa «rehatohu mirë pasi historia është e gjatë. Do të përpiqem që ta përmbledh sa më shumë që të mundem.»
Duke shfletuar shpejt me anë të gishtit tregues në ekranin e palmtop-it, arriti të tregojë një foto të një pllakate gdhendur me vizatime të çuditshme dhe me shkrime në formë pyke.
«Kjo është fotoja e një prej pllakatave që u gjendën në varrin e mbretit Baldovino II të Jeruzalemit» vazhdoi Elisa «i cili supozohet të ketë qenë i pari, në 1119, që hapi Shpellën e Makpelas, e quajtur edhe si Shpella e Patriarkëve, ku duket se janë varrosur Abrahami dhe të dy bijtë e tij Isaku dhe Jakobi. Këto varre do të gjendeshin në nëntokën e asaj që sot u quajt si Xhamia ose Vendi i Shenjtë i Abrahamit në Hebron të Cisjordanisë.» Në këtë pikë, i tregoi atij një foto të xhamisë.
«Në brendësi të varreve» vazhdoi Elisa «mbreti do të gjente, përveç objekteve të panumërta të natyrave të ndryshme, edhe një sërë pllakatesh që i përkisnin Abrahamit. Gjithashtu mendohet se ato mund të përfaqësojnë një lloj ditari që kishte mbajtur ai dhe në të cilin kishte shënuar momentet më të rëndësishme të jetës.»
«Një si lloj âmomentesh historike të rrugëtimitâ» provoi Xheku që tâi paraprinte, duke shpresuar që të bënte një figurë të mirë.
«Po në njëfarë kuptimi, duke parë që rrugë kishte bërë vërtet shumë, brenda epokës. »
Duke shfletuar një foto tjetër, Elisa vazhdoi të shpjegonte. «ekspertët më të mirë të gjuhës dhe të mënyrave të përfaqësimit grafik të epokës janë përpjekur që të deshifrojnë atë çfarë është gdhendur mbi këtë pllakatë. Mendimet kanë qenë, me sa duket, tepër kontradiktore në disa pjesë, por të gjithë kanë pranuar se kjo» dhe arriti që të zmadhojë një detaj nga fotoja «përkthehet në âvazoâ ose edhe në âamfora e Zotaveâ. Në vazhdim janë fjalët âvarrosjeâ, âsekretâ dhe âmbrojtjeâ edhe ato mjaft të qarta.»
Xheku fillonte të ndihej paksa i çoroditur por, duke bërë shenjë me kokë, u përpoq që të bindte Elisën se ai po e ndiqte në mënyrë të përkryer. Ajo e vështroi për një çast, pastaj vazhdoi duke thënë «Ndërsa ky simboli» dhe rregulloi ekranin për ta bërë sa më të qartë që mundej «sipas disave, duhet të përfaqësojë një varr, varrin e një prej Zotave. Ndërsa kjo pjesë duhet të përshkruante një nga Zotat që paralajmëron ose edhe kërcënon popullin e bashkuar rreth tij.»
Koloneli, pak në sajë të alkolit, pak në sajë të aromës eksituese që Elisa lëshonte rreth vetes dhe për shkak edhe të syve të saj brenda të cilave kishte humbur krejtësisht, nuk po merrte vesh asgjë. Vazhdoi prapëseprapë të tundte kokën sikur gjithçka të kishte qenë tepër e qartë.
«Si konkluzion, për tâi rënë shkurt» vazhdoi Elisa duke vënë re turbullimin në rritje të Xhekut «ekspertët kanë interpretuar përmbajtjen e kësaj pllakate, si simbolizimi i një ngjarjeje të verifikuar në kohën e Abrahamit në të cilën, një Zot i presupozuar ose Zotat në përgjithësi, do të kenë fshehur duke e groposur në afërsi të një varri të tyre, diçka shumë të çmuar, të paktën për vetë ata.»
«Më duket paksa i përgjithshëm si përfundim» ia nisi Xheku, duke u përpjekur që tâi jepte ton. «Të thuash që diçka e çmuar është varrosur në afërsitë e një varri të Zotave, nuk është njëlloj sikur tâi kesh dhënë kordinatat GPS-it. Mund tâi referohet çfarëdolloj gjëje në çfarëdolloj vendi.»
«Ke të drejtë, por të gjitha shkrimet, veçanërisht ato më të rëndësishmet shumë kohë më parë, duhet të interpretohen dhe kontekstualizohen në çfarëdo lloj mënyre. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë ekspertët dhe, ja papritur, unë jam pikërisht një prej tyre.» Duke u shprehur kështu, filloi që të imitonte lëvizjet e një modeleje ndërkohë që fotografohej nga paparacët.
«Po, po në rregull. E di që je e zonja. Por tani përpiqu që të bësh që edhe ne të gjorët, të kuptojmë diçka.»
«Në thelb» mori fjalën prapë Elisa, ndërsa e përmblidhte sërish «pasi të kemi analizuar dhe krahasuar objektet historike të çdo lloji, histori të vërteta, legjendat, thashethemet dhe kështu e me radhë, âmëndjetâ më të zgjuara të tokës kanë deklaruar se ky rindërtim me siguri që ka bazë vërtetësie. Mbi këto baza, ka marrë fill puna e arkeologëve nga e gjithë bota në kërkim të këtij vendi të mistershëm.»
«Atëherë, me të gjitha këto, çâhyn këtu ELSAD-i?» Kolonelit po fillonte që tâi funksiononte sërish truri. «Më kishin thënë se këto kërkime kishin si qëllim të rikuperonin punimet e dorës që ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë nga alienët.»
«Dhe ka gjasa të jetë vërtet kështu» u përgjigj Elisa. «Tashmë është një mendim i përhapur se këta âZotaâ të famshëm, që në kohë të vjetra kishin ikur duke u sjellë vërdallë mbi Tokë, nuk do të kishin qenë tjetër përveçse humanoidë të ardhur nga një planet jashtë sistemit tonë diellor. Duke pasur parasysh teknologjinë e tyre të lartë dhe dijet e tyre të jashtëzakonshme në fushën mjekësore dhe shkencore, nuk qe pastaj aq e vështirë që të ngatërroheshin me perënditë të cilat ishin në gjendje të bënin kushedi se çfarë mrekullish.»
«Tamam» e ndërpreu Xheku. «Edhe unë, nëse do mbërrija me një helikopter luftarak Apache në mes të një fisi të amazonës qendrore dhe do filloja të hidhja raketa ngado, mund të më ngatërronin me një perëndi të zemëruar.»
«Ky është tamam efekti që duhet të kenë prodhuar ato qenie mbi njerëzit e kohës. Thuhet se, do të kenë qenë pikërisht alienët që rrënjosën farën e inteligjencës tek Homo Erectus, duke e shndërruar në këtë mënyrë, përgjatë disa dhjetëra mijëra viteve, në atë që sot e njohim si Homo sapiens sapiens.»
Elisa vështroi me vëmendje kolonelin, i cili dukej se kishte një pamje gjithnjë e më të habitur dhe vendosi të bënte një lojë me krahëmarrje. «Me thënë të vërtetën, si përgjegjës i këtij misioni, besoja se ishe më i informuar.»
«Edhe unë kështu mendoja» shfryu Xheku. «Siç duket, atje në parajsë ndjekin gjithmonë të njëjtën filozofi: sa më pak të dish aq më mirë është». Zemërimi po fillonte tâia zinte vendin sentimentalizmit të mëparshëm.
Duke u bërë e vetëdijshme për këtë, Elisa mbështeti palmtopin mbi tryezë dhe u afrua pak centimetra nga fytyra e kolonelit, që për një çast mbajti frymën duke menduar se donte ta puthte, dhe tha «Tani vjen më e bukura.»
U kthye me një frymë te vendi i saj dhe i tregoi një fotografi tjetër. «Ndërkohë që të gjithë janë hedhur në kërkim të këtij të famshmit âvarri i Zotaveâ, duke vajtur të rrëmojnë në mes të piramidave egjiptiane, varret e Zotave për shkallën më sipërore, unë kam formuluar një interpretim tjetër mbi atë që është gdhendur në pllakatë dhe vërtet besoj që është e sakta. Shiko këtu» dhe i tregoi e kënaqur një imazh përshkrues të tekstit ashtu siç e kishte interpretuar.
Të dy bashkëpunëtorët përgjues të cilët, brenda makinës po dëgjonin bisedën ndërmjet dy darkuesve, do tâu kishin dhënë atyre krahun e djathtë vetëm që të mundnin të shihnin edhe ata foton që profesoresha po i tregonte kolonelit.
«Dreq!» shau trashaluqi. «Duhet të gjejmë mënyrën për të futur duart në atë palmtop.»
«Shpresojmë që të paktën njëri nga të dy, ta lexojë me zë të lartë» shtoi ai i holli.
«Shpresojmë që edhe kjo âdarkëz romantikeâ të mbarojë shpejt. U dërrmova duke ndenjur këtu jashtë në errësirë, dhe akoma më tepër, po vdes edhe për të ngrënë.»
«Uri? Po ça thua? Ti që ke ngrënë madje edhe pjesën time të panines.»
«Jo të gjithë, i dashur. Kishte tepruar një dhe tani do ta llufis» dhe ndërsa nënqeshte i kënaqur, u rrotullua për ta rimarrë nga çanta e mbështetur në sediljen e mbrapme. Por në kohën që po kthehej, përfundoi duke goditur gjurin, tamam mbi butonin e ndezjes së sistemit të regjistrimit i cili lëshoi një biip të lehtë dhe u fik.
«A do të bësh kujdes, o budalla i dreqit?» I holli, nxitoi duke u përpjekur që të rindizte pajisjen. «Tani më duhet ta ndez përsëri sistemin dhe do të më duhet të paktën një minutë. Lutu që të mos jenë duke thënë ndonjë gjë me rëndësi, përndryshe këtë herë do të kap me shkelma bythësh, që këtu e deri në Gjirin Persik!»
«Të kërkoj ndjesë» tha trashaluqi me një fije zëri. «Besoj se tani është ora që të vihem në dietë.»
âZotat groposën vazon me përmbajtjen e çmuar në jug të tempullit dhe urdhëruan popullin që të mos afrohet deri në rikthimin e tyre, përndryshe katastrofa të tmerrshme do të derdheshin mbi të gjithë njerëzit. Në mbrojtje të vendit, katër rojtarë flakërues. â
«Ky është deshifrimi im» deklaroi Elisa me krenari. «Fjala e saktë për mua, nuk është âvarriâ por âtempulliâ dhe Ziqqurati i Ur-it, ku unë po zhvilloj kërkimet e mia, nuk është gjë tjetër veçse një tempull i ngritur për Zotat. Natyrisht, do të më thuash se nga këto anë ka shumë Ziqquratë, asnjë nuk është aq afër me shtëpinë që i përkiste atij që, supozohet hipotetikisht, se ka shkruar pllakatat: i dashuri ynë Abraham.»