Kitabı oku: «Rikthim Në Tokë», sayfa 4
«Shumë interesante.» Koloneli po analizonte me vëmendje tekstin. «Në të vërtetë, ajo që tregohet nga të gjithë si âShtëpia e Abrahamitâ është vetëm disa qindra metra nga tempulli.»
«Për më tepër, nëse ata do të kishin qenë vërtet alienë,» vazhdoi Elisa «imagjino se sa interesante mund të jetë âvazojaâ për ju ushtarakët. Ndoshta edhe shumë më shumë se âpërmbajtja e çmueshmeâ.»
Xheku u mendua për një çast, dhe pastaj tha: «Ja arsyeja e gjithë këtij interesimi nga vetë ELSAD-i. Vazoja e groposur mund të jetë shumë më tepër se thjesht një enë dheu.»
«Të lumtë. Dhe tani, pak teatër» u shpreh në mënyrë teatrale Elisa. «Zonja dhe zotërinj, për ju ja se çfarë kam zbuluar sot në mëngjes.»
Preku ekranin dhe një foto e re u shfaq në palmtop. «Por qenka i njëjti simbol që gjendej tek pllakata» thirri Xheku.
«E saktë. Por këtë foto e kam bërë sot» u përgjigj Elisa e kënaqur. «Me sa duket Abrahami, për të treguar âZotatâ, ka përdorur të njëjtën paraqitje që kishin përdorur më përpara Sumerët: një yll me dymbëdhjetë planetë rreth saj dhe që, fare papritur, e ka gjetur të gdhendur mbi kapakun e âenësâ që po sjellim në dritë.»
«Mund edhe të mos ketë ndonjë domethënie» komentoi Xheku. «Ndoshta është vetëm një rast. Simboli mund të ketë edhe mijëra kuptime të tjera.»
«Ah po? Dhe atëherë, sipas teje, çâështë kjo?» dhe i tregoi foton e fundit. «E kemi realizuar nga jashtë enës me anë të aparaturës sonë me rreze X lëvizëse.»
Xheku nuk mundi të bënte gjë veçse të shqyente sytë si i shastisur.
Anija kozmike Theos â Analiza e të dhënave
Petri ishte akoma i zhytur në analizën e sondës ndërkohë që Azakisi, i kthyer te paneli, foli duke iu drejtuar shokut «Do të na e bëjnë të ditur.»
«Që do të thotë se duhet tâia dalim mbanë vetë» komentoi hidhur Petri.
«Pak a shumë si gjithmonë, apo jo?» iu përgjigj Azakisi, duke i dhënë një rrahur të mirë shpatullave bashkëudhëtarit të tij. «Ãfarë mund të më thuash për atë grumbull hekurash?»
«Përveç faktit që për pak sa nuk nuk arriti të na gërvishtë sipërfaqen e jashtme të anijes, mund të të konfirmoj me siguri thuajse absolute, se nuk është transmetuar asnjë mesazh nga miku ynë me tre helika. Duket se sonda ka qenë e projektuar vetëm me qëllimin për të analizuar dhe studiuar trupa qiellorë. Një lloj udhëtuesi i vetmuar në hapësirën kozmike, që regjistron të dhëna dhe që ia ritransmeton periodikisht qendrës» dhe vuri në dukje elementin e antenës tek hologrami që valëvitej nëpër dhomë.
«Ka gjasa që i kemi kaluar afër me shumë shpejtësi pasi mund të ketë regjistruar praninë tonë» guxoi të supozonte Azakisi.
«Jo vetëm, miku im. Instrumentet e tua në bord janë të programuar për të analizuar objekte në largësi qindra deri mijëra kilometra dhe ne i kemi kaluar aq afër saqë, po të mos ishim në kozmos, zhvendosja e ajrit do të vazhdonte ende ta rrotullonte si një helikë.»
«Dhe tani që i jemi larguar, mendon se mund ta zbulojë praninë tonë? »
«Mendoj vërtet që jo. Jemi padyshim shumë të vegjël dhe të shpejtë për të qenë në fokus të âinteresaveâ të tyre.»
«Në rregull» foli Azakisi. «Më në fund ky më duket një lajm i mirë.»
«Kam provuar të bëj një analizë të metodës së transmetimit të të dhënave të përvetësuara nga sonda» vazhdoi Petri. «Duket që nuk është pajisur ende me teknologjinë e âvorbullave të dritësâ si kjo e jona, por shfrytëzon akoma një sistem të vjetër me anë të modulacionit të frekuencës.»
«A sâishte ajo që përdornin paraardhësit tanë përpara Revolucionit të Madh14 ?» pyeti Azakisi.
«Saktë. Nuk ishte shumë efiçente, por mundësoi që të shkëmbeheshin informacione në të gjithë planetin për shumë kohë dhe padyshim ka kontribuar për të arritur aty ku gjendemi tani.»
Azakisi u ul mbi karrigen e komandimit, nduku për një çast gishtin tregues, pastaj tha «Nëse ky është sistemi i komunikacionit që përdoret aktualisht në Tokë, ndoshta do të mundemi që të kapim ndonjë transmetim të tyre.»
«Po, ndoshta edhe ndonjë film të bukur porno» komentoi Petri, duke nxjerrë paksa gjuhën në anën e majtë të gojës.
«Mjaft me këto budallallëqe. Përse nuk përpiqesh më mirë që të ripërshtatësh sistemin tonë të komunikacionit sekondar me këtë teknologji? Do doja të isha sa më i përgatitur që të jetë e mundur kur të mbërrija atje.»
«Kuptova. Më presin orë të tëra pune në këtë kabinë tepër të ngushtë. »
«Si thua sikur të hamë diçka më përpara?» ia nisi Azakisi, duke parandjerë kërkesën e shokut, të cilën e përfytyronte se do të dilte pas pak çastesh.
«Kjo është gjëja e parë më e arsyeshme që po dëgjoj të thuash sot» u përgjigj Petri. «I gjithë ky trazim më ka futur oreksin.»
«Në rregull, bëjmë një pushim por vendos unë se çfarë të marrim. Mëlçitë e Nebirit që zgjodhe dje, kanë mbetur aq shumë në stomakun tim të mjerë saqë me dukej sikur kishin zënë rrënjë.»
Nja dhjetë minuta më pas, ndërsa të dy shokët e udhëtimit gjendeshin akoma të përqendruar tek vakti i tyre, mbi Tokë, në Qendrën e Kontrollit të Misioneve të NASA-s, një inxhinier në moshë të re po vërente një ndryshim të çuditshëm të itinerarit të sondës që po monitoronte.
«Shef» foli te mikrofoni që e kishte një centimentër nga goja dhe që ishte i lidhur te kufja. «Ndoshta kemi një problem.»
«Ãfarë problemi?» nxitoi të përgjigjej inxhinieri përgjegjës i misionit.
«Më duket se Juno, për ndonjë shkak ende të panjohur, ka pësuar menjëherë një ndryshim të lehtë të itinerarit të saj të paracaktuar. »
«Ndryshuar? Dhe që kur? Por çfarë e ka shtytur?» Djersë të ftohta po i binin tashmë. Kostoja e atij misioni ishte jashtë mase e lartë dhe asgjë nuk duhej që të shkonte keq.
«Jam duke analizuar të dhënat pikërisht në këtë moment. Telemetria tregon për një zhvendosje me 0,01 gradë pa asnjë shkak të qartë. Gjithçka duket se po funksionon në rregull.»
«Mund të jetë goditur nga ndonjë copë shkëmbi e thyer» mori guximin inxhinieri i moshuar. «Fundja zona e asteroideve nuk është aq larg.»
«Juno ndodhet praktikisht në orbitën e Jupiterit dhe atje nuk duhet të kishte asteroide » ngulmoi me shumë takt, i riu.
«Atëherë çfarë ka ndodhur? Duhet të ketë domosdoshmërisht ndonjë lloj keqfunksionimi.» U mendua për një sekondë dhe më pas urdhëroi «Dua një kontroll të dyfishtë mbi të gjitha pajisjet e sondës. Rezultatet brenda pesë minutave te kompjuteri im» dhe mbylli komunikuesin.
Inxhineri i ri e kuptoi menjëherë përgegjësinë që i ishte ngarkuar. Pa duart: i dridheshin lehtë. Vendosi të mos merrej me to. Ngarkoi një kolegun e tij për të përfunduar një check-up të diferencuar të sondës dhe kryqëzoi gishtat. Kompjuterat filluan që të zbatonin njëri pas tjetrit të gjitha kontrollet e programuara dhe pas disa minutash, mbi ekranin e tij, u shfaqën rezultatet e analizës:
Check-up i përfunduar. Të gjitha pajisjet janë operative..
«Duket gjithçka në rregull» komentoi kolegu.
«E atëherë çfarë dreqin ka ndodhur? Nëse nuk e zbulojmë brenda këtyre dy minutave, shefi do të na qërojë të dyve» dhe filloi të shtypte ethshëm komandat e trastierës që kishte përpara.
Asgjë prej gjëje. Funksionon gjithçka për mrekulli.
Duhej absolutisht të shpikte diçka dhe duhej ta bënte sa më shpejt. Nisi tâi binte me gishta ekranit. Vazhdoi për nja dhjetë sekonda, më pas vendosi të kujtonte rregullin e parë të pashkruar të manualit të etikës në vendin e punës: kurrë mos e kundërshto shefin.
Hapi mikrofonin dhe foli me furi «Shef, ju kishit të drejtë. Ka qenë tamam një asteroid i vogël trojan që devijoi sondën. Por fatmirësisht, nuk e ka goditur drejtpërsëdrejti, por vetëm i ka kaluar afër. Siç duket, shkëmbi i asteroidit ka krijuar një tërheqje gravitazionale minimale mbi Junon tonë, duke shkaktuar kësisoj devijimin e lehtë nga itinerari. Po jua dërgoj të dhënat» dhe mbajti frymën.
Pas disa çastesh që dukeshin se sâkishin fund, në kufje u dëgjua zëri krenar i shefit «Isha i sigurt. Biri im, instikti prej ujku të vjetër nuk mposhtet.» Më pas shtoi «Bëni përgatitjet për të aktivizuar motorët e sondës dhe për të korrigjuar itinerarin. Nuk do të toleroj gabime» dhe mbylli bisedën. Një sekondë më pas e rifilloi duke thënë «Punë e shkëlqyer djema.»
Inxhinieri i ri në moshë e ndjeu se gjaku po niste tâi lëvrinte nëpër trup. Zemra po i rrihte aq fort saqë arrinte ta dëgjonte tek pulsonte tek veshët. Fundja, fiks kështu mund të kishte shkuar. Hodhi vështrimin ngultas në drejtim të kolegut, dhe duke ngritur gishtin e madh, i bëri një shenjë aprovimi. Tjetri iu përgjigj duke i shkelur njërin sy. Ia kishin dalë mbanë, të paktën për momentin.
Nasiria â Pas darke
Sistemi i regjistrimit lëshoi dy herë biip dhe u riaktivizua. Zëri i profesoreshës doli i riprodhuar nga altoparlanti i vogël brenda makinës. «Besoj se është ora për tâu larguar, Xhek. Nesër në mëngjes, do më duhet që të ngrihem herët për të vazhduar me gërmimet.»
«Në rregull» iu përgjigj koloneli. «Po shkoj të falenderoj guzhinierin dhe pastaj ikim.»
«Pash zotin» thirri i holli. «Për fajin tënd kemi humbur pjesën më të mirë. »
«Ec pra, nuk e bëra aspak me qëllim» u justifikua i shëndoshi. «Do mund të themi gjithnjë se pati një mosfunksionim të sistemit dhe se një pjesë të bisedës nuk arritëm ta regjistronim.»
«Më bie gjithmonë mua që të të mbroj prapanicën» pohoi tjetri.
«Do të ta dëmshpërblej. Kam tani një plan për të futur duart tek palmtopi i profesoreshës sonë.» Vuri hundën midis gishtit të madh dhe atij tregues, dhe më pas tha «Do të hyj sonte natën në dhomën e saj dhe do të kopjojmë gjithë të dhënat pa na vënë re.»
«Dhe çfarë do bëjmë për të mos ta zgjuar, do tâi këndojmë një ninullë?»
«Mos u merakos miku im. Kam një as në dorë» dhe i shkeli syrin.
Ndërkohë, brenda restorantit, Xheku dhe Elisa po përgatiteshin që të dilnin. Koloneli ndezi komunikuesin portabël dhe kontaktoi me rojen e sigurisë duke i thënë «Jemi duke dalë.»
«Këtu jashtë, gjithçka është e qetë, kolonel» u përgjigj një zë te kufja.
Për të bërë kujdes, koloneli hapi derën tej e tej dhe kqyri përjashta me vëmendje. Jashtë afër makinës, më këmbë qëndronte ende ushtaraku që kishte shoqëruar Elisën.
«Mund të largohesh djalosh» urdhëroi koloneli. «Profesoreshën po e shoqëroj unë.»
Ushtari u vu në para marsh, përshëndeti ushatarakisht dhe, duke folur diçka tek komunikuesi, u zhduk nëpër natë.
«Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, Xhek» tha Elisa duke dalë. Mori frymë thellë në ajrin e freskët të natës dhe shtoi «Me të vërtetë që kishte shumë kohë që nuk kaloja një mbrëmje të tillë. Faleminderit vërtet» dhe nxori në dukje një prej atyre buzëqeshjeve të mrekullueshme të saja.
«Hajde, nuk ka ende shumë siguri që të qëndrosh këtu jashtë» dhe duke u shprehur kështu, i hapi derën dhe e ndihmoi që të hipte.
Makina e madhe në ngjyrë të errët, me kolonelin që e ngiste, u nis me shpejtësi, duke lënë pas saj një re të madhe pluhuri.
«Edhe unë u ndjeva shumë mirë. Nuk e kisha menduar kurrë se një mbrëmje me një âprofesoreshë plot shkencëâ mund të ishte kaq zbavitëse.»
«Plot shkencë? Kështu më quan?» dhe u rrotullua nga ana tjetër duke u shtirë si e fyer.
«Plot shkencë po e po, por edhe shumë simpatike, inteligjente, dhe padyshim seksi.» Duke parë se ajo po vështronte përjashta, përfitoi për tâi përkëdhelur butësisht flokët mbrapa zverkut.
Prekja i provokoi një varg drithërimash kënaqësie në gjithë shpinën. Nuk mund të thyhej kaq shpejt. Por, eksitimi i saj shtohej gjithnjë e më tepër. Vendosi të mos thoshte gjë dhe shijoi atë masazh të vogël, të këndshëm. Xheku, i nxitur nga mungesa e reagimeve karshi gjestit të tij, vazhdoi për pak që tâi përkëdhekte flokët e gjatë. Papritmas, filloi që tâi rrëshqiste dorën, fillimisht mbi supin e saj, pastaj në krah dhe në fund gjithnjë e më poshtë, deri sa tâi çikte butësisht gishtat. Ajo, gjithnjë duke ndenjur e përqendruar nga dritarja, i kapi dorën dhe ia shtrëngoi me vendosmëri. Ishte një dorë e madhe dhe e fortë. Ai kontakt i jepte tepër siguri.
Jo shumë larg, një makinë tjetër po i vëzhgonte ata të dy, duke u përpjekur të shkëpuste ndonjë dialog tjetër interesant.
«Ato dhjetë dollarët besoj se janë duke ndryshuar destinacion, plako» tha trashaluqi. «Tani po e çon në hotel, ajo do ta lërë që të ngjitet për të pirë diçka, dhe ja ku mbaroi.»
«Lutem që mos të përfundojë kështu, pasi dua vërtet që të shoh sesi mund tâi kopjojmë të dhënat e palmtopit. »
«Ãa tersi, nuk e kisha menduar fare.»
«Ti nuk mendon kurrë për gjë tjetër përveçse mundësisë për tâi çuar gjërat drejt e në stomakun tënd pa fund.»
«Ec tani, mos u largo shumë » tha ai i shëndoshi, duke e injoruar provokimin. «Nuk do doja ta humbja sinjalin edhe një herë tjetër.»
Mbetën për pak çaste dorë më dorë, pa thënë asgjë. Të dy me vështrimin e ngulur përtej xhamit të parë të makinës. Po i afroheshin gjithnjë e më shumë hotelit dhe Xheku ndihej aq i sikletosur. Natyrisht që nuk ishte hera e parë që dilte me një vajzë por, atë mbrëmje ndjeu tâi rishfaqej gjithë ndrojtja që e kishte torturuar që në rini dhe që mendonte se tashmë qe kapërcyer. Ai kontakt aq i gjatë thuajse e kishte paralizuar. Ndoshta do të duhej të thoshte diçka për të thyer atë heshtje të sikletshme por, duke u druajtur nga çfarëdolloj fjale që mund të shkatërronte atë moment magjik, vendosi ta shtynte për më vonë.
Falenderoi faktin që makina kishte kamje automatike, pasi në rast të kundërt do të kishte qenë i detyruar tâia lëshonte dorën asaj vetëm për të ndërruar marshin, dhe më pas vazhdoi të ngiste makinën nëpër natë.
Ndërsa Elisës, po i vinin në mend, një nga një, të gjithë âburrat e presupozuar në jetën e sajâ. Disa histori, shumë ëndrra, projekte, gëzime dhe lumturi por, në fund, gjithmonë shumë zhgënjim, dështim dhe dhimbje. Dukej sikur fati kishte vendosur tashmë gjithçka për të. I ishte shënuar një rrugë sigurisht plot me kënaqësi dhe vlerësime në nivel profesional, por në të cilën dukej se nuk ishte parashikuar të kishte ndonjë burrë për ta shoqëruar në krah. Tanimë ishte aty, në një vend të huaj, ndërkohë që udhëtonte nëpër natë, dorë më dorë, me një burrë të cilin deri dje e konsideronte si një pengesë për planet e saj, por që në fakt po i ngjallte shumë ndjenjë dhe afeksion. Më shumë se një herë pyeti veten se çfarë duhej të bënte.
«Gjithçka në rregull?» pyeti Xheku i merakosur, duke parë sytë e saj që po bëheshin gjithnjë e më të shndritshëm.
«Po, faleminderit Xhek. Ãshtë vetëm një moment trishtimi. Do të kalojë shpejt. »
«Për shkakun tim ndoshta?» nxitoi të pyeste koloneli. «Thashë apo bëra diçka të gabuar?»
«Jo, përkundrazi» u përgjigj menjëherë ajo dhe, me një zë shumë të ëmbël, shtoi «Më qëndro afër, të lutem.»
«Hej, këtu jam. Nuk duhet të shqetësohesh për asgjë. Nuk do të lejoj kurrë që të të ndodhë ndonjë gjë e keqe, në rregull? »
«Faleminderit, të falenderoj pa fund» tha Elisa, ndërkohë që përpiqej të fshinte lotët që, ngadalë, po i rrëshqisnin në faqe. «Je shpirt.» Xheku ra në heshtje dhe ia shtrëngoi dorën akoma më fort.
Emblema e hotelit u duk në fund të rrugës. Përshkoi të gjithë rrugën pa thënë asnjë fjalë. Pastaj koloneli ngadalësoi dhe ndali makinën tamam përpara hyrjes. Të dy ata u panë furishëm. Për disa çaste që zgjatën shumë, asnjë prej tyre nuk pati kurajon të thoshte gjë. Xheku e dinte se do tâi takonte atij të bënte hapin e parë, por Elisa i parapriu «Tani ti duhej të më thoje se ishte një mbrëmje e mrekullueshme, se jam e mrekullueshme dhe unë duhet të të ftoja për tâu ngjitur që të pish diçka.»
«Tamam, proçedura që do të imponohej» komentoi Xheku, pak i shtytur nga fjalët e saj. «Do të shkonte kështu nëse ti je si shumë të tjera, por nuk është kjo ajo që mendoj.» Mori frymë dhe vazhdoi. «Besoj se ti je një person vërtet i veçantë dhe kjo mbrëmje që kaluam bashkë më dha mundësinë të mësoj shumë gjëra që kurrë nuk i kisha menduar se do tâi gjeja tek ânjë arkeologeâ.»
«Po e marr si kompliment» tha ajo, duke u përpjekur që ta zhdramatizonte paksa situatën.
«Pas asaj korace prej një gruaje të fortë dhe të pathyeshme, besoj se fshihet një qenush i dashur dhe i frikësuar. Je një vajzë shumë e ëmbël dhe me ndjeshmëri unike.» Ndoshta u ndje i penduar për atë që ishte duke thënë, por mori kurajon dhe vazhdoi «Sinqerisht, nuk më intereson një natë seksi për ta vënë në arkiv pastaj, si shumë të tjera fare pa vlerë dhe që mëngjesin tjetër nuk të lënë gjë tjetër veçse një zbrazëtirë pafund. Prej teje do të dëshiroja më shumë. Gjithmonë më ke pëlqyer shumë, e pranoj.» Tanimë nuk mundej më të ndalonte. Ia mori të dyja duart, ia shtrëngoi me të tijat dhe vazhdoi. «Që kur të kam takuar herën e parë në zyrën time, e kuptova se brenda teje kishte diçka të veçantë. Fillimisht u tërhoqa qartazi nga bukuria jote por pastaj zëri jot, mënyra si flisje, gjestet e tua, mënyra si ecje, buzëqeshja...» ndali për pak dhe më pas shtoi «Hijeshia jote më magjepsi. Më rrëmbeve zemrën. Nuk besoj se do tâia dilja të mendoja për një jetë pa ty dhe me siguri nuk do të jetë konkluzioni i kësaj mbrëmje që më bën të ndryshoj mendim.»
Elisa, që natyrisht nuk e priste një deklaratë të këtillë, ngeli për një moment pa fjalë pastaj, gjithmonë duke e vështruar në sy, iu afrua lehtë lehtë. Hezitoi për një çast, pastaj e puthi.
Ishte një puthje e gjatë dhe e fortë. Emocione të reja dhe të vjetra po rishfaqeshin në mendjet e të dyve. Papritmas, Elisa u shkëput dhe, duke qëndruar pak centimentra prej tij, tha «Të falenderoj për fjalët e tua, Xhek. As unë nuk do të kisha dashur që takimi ynë të përfundonte në një natë të vetme seksi. Kjo mbrëmje më krijoi mundësinë për të zbuluar diçka më shumë tek ty dhe për të vlerësuar tipin e njeriut që ke brenda teje. Edhe unë nuk do ta kisha menduar ndonjëherë që do të gjeja, pas një âkoloneliâ të ashpër, një person kaq të dashur dhe të ndjeshëm. Duhet të të rrëfej se nuk e ndjeja zemrën të më rrihte kaq fort prej shumë kohësh. Nuk jam më një çupëlinë e di, por nuk do të doja të shkatërroja gjithçka duke të të lënë tani që të ngjitesh lart.» U ndal gjatë dhe pastaj shtoi «Do të doja shumë që të shihja sërish.»
E puthi përsëri, zbriti nga makina dhe hyri me vrap në hotel. Kishte frikë se, nëse do të hidhte vështrimin prapa, nuk do tâia dilte të zbatonte ato çfarë i kishte thënë pak më parë.
Xheku e ndoqi me vështrimin e ngulët derisa të mos dukej përtej derës rrotulluese të hotelit. Mbeti palëvizur duke vështruar kanatet rrotulluese deri sa u ndalën plotësisht. Në këtë moment, hodhi një vështrim të fundit në drejtim të emblemës valëvitëse të hotelit, pastaj shkeli në fund pedalin e gazit dhe, me një zhurmë çjerrëse të gomave, u tret nëpër natë.
Të dy personazhet e panjohur, që po vëzhgonin çiftin, e parkuan makinën në pjesën e prapme të hotelit duke bërë shumë kujdes që të mos binin në sy. Që andej mund të shihnin dritaren e dhomës së Elisës e cila, u shfaq pa kaluar as edhe një minutë.
«Hyri dhe është vetëm» tha trashaluqi.
I holli nxitoi tâi kujtonte tjetrit që e kishte humbur bastin. «I dashur, hidhi dollarët» dhe bëri një gjest duke fërkuar gishtin e madh të dorës me atë tregues.
«Bah, gjithçka e prisja veçse jo të përfundonte kështu» u përgjigj trashaluqi. «Koloneli ynë i dashur duket që i ka rënë goxha në kokë.»
«Fiks, edhe ajo duket se është një alamet femre.»
«Tamam një një âçiftâ i bukur» komentoi trashaluqi duke bërë po të njëjtën të qeshur kukurisëse. «Tani të presim derisa ajo tarallakja të shtrihet në shtrat, më pas të futemi në dhomë dhe tâia kopjojmë të gjitha të dhënat e palmtopit.» Zbriti nga makina dhe shtoi «Ndërkohë që po përgatis pajisjen, ti kontrollo nëse fiket drita.»
Elisën e kishin mbërthyer me mijëra mendime. A kishte bërë mirë që e kishte lënë të ikte ashtu? Si do ta kishte marrë këtë? Do të kishte vërtet dëshirë ai që ta shihte sërish? Por fundja, kishte qenë pikërisht ai që propozoi ta shtynin për më vonë. Nuk kishte dyshim që, Xheku i kishte dhënë një demonstrim të mirë të seriozitetit. A ishte vërtet e sinqertë ndjenja që, përmes shumë fjalëve të mrekullueshme, i kishte shprehur ai apo ishte vetëm një strategji për ta bërë që të binte gjithnjë e më shumë në një rrjet të thurur me mjeshtëri? Nuk do të mundte që të duronte një zhgënjim tjetër dashurie, dhimbje apo vuajtje. Vendosi për një moment që të mos mendohej. Objektivin që ishte përcaktuar sidoqoftë e kishte arritur: koloneli i kishte dhënë dy javë të tjera për të përfunduar kërkimet. Të tjerat ishin thjesht âpritshmëriâ dhe ajo tashmë kishte mësuar që të mos kishte shume iluzione. Nuk do të mund tâia lejonte vetes që të bënte ndonjë gafë tjetër. Këtë herë nuk do të mundej ta rimerrte më veten.
Hoqi rrobat dhe u hodh si peshk mbi shtrat. Alkoli e kishte turbulluar shumë. Tani dëshira e saj më e madhe ishte vetëm që të bënte një gjumë të mirë. Fiku dritën dhe pothuajse në atë çast e zuri gjumi.
Xheku, ndërkohë që ngiste makinën në drejtim të bazës, mendohej pak a shumë për të njëjtat gjëra. E kishte zhgënjyer? Vërtet që do të kishte prapë dëshirë që ta shihte sërish? Pavarësisht të gjithave, ishte i sigurt se mundësia për të vajtur në shtrat, kishte bërë një përshtypje të shkëlqyer, madje në mënyrë aq të sjellshme. Shumë pak do ta kishin bërë dhe ishte i sigurt që ajo e kishte vlerësuar shumë këtë fakt. Fundja, nëse vërtet po fshihte diçka, do të kishin të gjithë kohën e botës për të qëndruar së bashku. Një ditë më pak ose më shumë nuk do të kishte bërë ndonjë diferencë.
«E fiku dritën» tha ai i holli me zë të ulët, sikur të druhej se mos e zgjonte. Mori një çantë të madhe nga bagazhi dhe shtoi «Mund të shkojmë.»
Të dy, me hap të kujdesshëm, u drejtuan për nga hyrja e shtëpisë që ndodhej ngjitur me hotelin, ku kishin marrë me qera një dhomë.
«Duhet medoemos që ta bëjmë tani» tha ai trashaluqi. «Ai palmtop i mallkuar që e mban të lidhur pas vetes sikur tâi kishte brekë. Mënyra e vetme për të futur duart është që ta bëjmë në kohën kur fle.»
Ngjitën ngadalë shkallët duke evituar ndonjë zhurmë të panevojshme. Një tërheqje e llozit dhe porta u hap tej e tej duke kërcitur. Dhoma ishte plot me kuti, çanta dhe rrangulla të të gjitha llojeve. Dukej thuajse si një magazinë e braktisur. Një abazhur në mur, i papastër prej pluhurit të depozituar me vite, ndriçonte zbehtë ambjentin.
«Do të futemi duke kapërcyer mbi ndarësen që gjendet midis taracës sonë dhe të asaj» tha trashaluqi.
«Do të futemi? Do të thuash që do të futem.» foli tjetri. «Si mendon se mund të kërcesh nga ana tjetër me gjithë atë dhjam që ke mbi vete?»
«Ti po vë ndoshta në dyshim cilësitë e mia prej atleti? »
«Jo, aspak. Nuk do tâia lejoja kurrë vetes.» u përgjigj i holli me një ton disi sarkastik. «Boll me këto trapllëqe dhe ma kalo pak atë litarin. Nëse do më duhet që të rrëshqisja të paktën përpiqu që të më mbash. Nuk më bëhet të vdes i bërë copash mbi trotuarin e këtij qyteti të fëlliqur.»
«Mos u bëj merak, të mbaj unë.» Ia kaloi litarin rreth belit dhe ia la të bënte një ecje mbi dërrasën e parmakut. «Merre këtë» shtoi, ndërkohë që i kalonte një pistoletë të vogël me thumba me shënjues lazer. «Një e shpuar e vockël e kësaj gjësë dhe profesoresha jonë do të flejë si një ëngjëllush për tërë natën. Gjilpëra është shumë e hollë saqë, në më të keqen e hipotezave, do të kujtojë se është pickuar nga një mushkonjë.»
I holli u kacavir mbi parmak dhe me një kërcim të zhdërvjellët zbriti mbi tarracën e dhomës ngjitur. U shtriq sa ishte e mundur dhe, shumë ngadalë, iu afrua dritares së madhe që binte mbi dhomën e Elisës.
Hodhi një vështrim më kujdes brenda saj, duke përgjuar midis kolonës dhe perdes. Edhe pse shumë i zbehtë, ndriçimi nga rruga i lejonte sadopak të shihte Elisën tek rrinte shtrirë me barkun poshtë, me kokën të kthyer nga ana tjetër, veshur vetëm me mbathje dhe sutjena. Uauu, ça prapanicë e bukur! Koloneli ynë paska sy për së mbari.
Futi ngadalë thumbin mikro, të njomur me hapje gjumi, tek karikatori i pistoletës dhe futi tytën në të çarën e dritares që ishte lënë hapur. Shënjuesi i vogël lazer bëri një pikë të vockël të kuqe tamam mbi mollaqen e majtë të Elisës. Mbajti frymën për një çast pastaj shtypi këmbëzën e pistoletës. Me një goditje të shurdhët, thumbi u lëshua dhe u ngul mbi mishin e saj të butë. Elisa, e preku sakaq me dorën e majtë, vendin e shpuar sikur duhej të përzinte ndonjë insekt, më pas futi sërish krahun poshtë jastëkut dhe ia nisi përsëri gjumit të thellë.
I holli priti ca minuta në mënyrë që hapja e gjumit të bënte efektin e vet, pastaj hapi lehtë dritaren dhe hyri me kujdes brenda në dhomë.
Iu afrua krevatit me hapat e një maceje, dhe i kontrolloi frymëmarrjen. Ishte e thellë dhe e rregullt. Me një gisht i preku lehtë shpinën. Asnjë reagim.
Shkëlqyeshëm! Po fle si gur. Nuk do të ndjejë asgjë.
Për të shmangur lënien e ndonjë gjurme, mori sërish thumbin mikro, duke e nxjerrë nga mollaqet me anë të një shkulje të vogël dhe e vuri në xhep. Pa rreth e rrotull. Vuri re çantën gjysëm të hapur të Elisës që ishte mbështetur te karrigia në krah të krevatit. Filloi të rrëmonte dhe, pavarësisht se qe jo aq e madhe, e provoi vetë sa e ndërlikuar ishte që të gjendte diçka në çantën e një gruaje. Aty kishte gjithçka.
Papritmas, një melodi me tërë volumin e bëri të hidhej përpjetë. Celulari i saj ishte vënë me një zile tepër të zhurmshme me motive roku. Për pak sa nuk i ra pika. Duke patur frikë se mos zgjohej, u përpoq që ta pushonte me tërbim. Shtypi të gjitha tastat e mundshme deri sa të gjente atë të duhurin. Hodhi vështrimin drejt saj. Akoma flinte. Mbi ekranin e telefonit lexoi emrin e telefonuesit: Xhek Hadson.
E çfarë donte ai tani? Ndofta, dhe mund të kthehej mbrapsht për të kontrolluar aty nëse nuk merrte ndonjë përgjigje.
Duhej të vepronte shpejt. Hodhi celularin mbi krevat, mori çantën dhe zbrazi në dysheme gjithë çâkishte brenda. Sipërfaqja metalike e palmtopit pasqyroi për një moment dritën e zbehtë të fenerit të rrugës. E mori dhe e aktivizoi.
Ju lutem prisni...
Po si ia bëjnë në filma, për tâu futur në strukturat më të mbrojtura, për të hyrë në kompjuterin qendror dhe në dy sekonda për tâu lidhur dhe për tâi kopjuar të gjitha?
Priti me durim deri sa të ndizej, pastaj nxori nga xhepi i brendshëm i xhaketës një aparat të vogël portabël dhe e lidhi me palmtopin me anë të një fleshi të zi. Kaluan edhe ca sekonda të tjera pambarim.
Lidhja u krye.
Nisi të shfletonte me tërbim të gjitha folderat derisa gjeti atë që i interesonte: âFoto dhe dokumenteâ. I hodhi një shikim të shpejtë përmbajtjes dhe vendosi që aty kishte gjithçka që i nevojitej. Shtypi kësisoj, me shumë shpejtësi, një seri komandash në minitastierën që ishte e inkorporuar brenda aparatit. Mbi ekran doli një taskbar i progresit që sinjalizonte se veprimi i kopjimit të të dhënave ishte duke u kryer.
10%, 30%, 55%...
Jepi forca, lëviz...
Pas disa sekondave të tjerë shumë të gjatë, u shfaq më në fund mesazhi që po e priste me ankth.
Veprimi i përfunduar.
Hoqi fleshin, fiku palmtopin, dhe e vuri përsëri tek çanta e Elisës bashkë me të gjitha gjërat që i kishte hapërdarë mbi dysheme. E vendosi sërish çantën mbi karrige duke treguar shumë kujdes që ta linte pikërisht ashtu siç e kishte gjetur.
Më duket gjithçka në rregull. Mund tâia mbath pa u ndier.
I hodhi një sy të fundit formave të bëshme të Elisës, pastaj doli mbi tarracë dhe e mbylli prapë duke e lënë njëlloj të hapur ashtu siç e kishte gjetur. U kthye dhe pa shokun e tij që po qëndronte i mbështetur qetësisht mbi parmak dhe që, me kokën e zgjatur direkt mbi taracën e Elisës, e vështronte me një pamje tërë kënaqësi.
Ücretsiz ön izlemeyi tamamladınız.