Kitabı oku: «Kryqëzimi Me Nibirun», sayfa 5
Nasiria â Prita
Dy xhipa të mëdhenj të hapur, që po vinin nga pjesa veriore e qytetit dhe me tre persona në secilin prej tyre, u ndalën para semaforit të kuq në një kryqëzim që me sa dukej ishte i shkretë. Pritën me durim dritën jeshile dhe pastaj vazhduan ngadalë për nja njëzet metra, deri sa arritën tek hyrja e një ofiçine të vjetër dhe të braktisur.
Nga xhipi i parë zbriti një tip shumë trupmadh i cili, armatosur me nja dy gërshërë të vjetra, iu afrua me kujdes hyrjes dhe hoqi telin e ndryshkur të hekurit që mbante të mbyllur portën e madhe. Menjëherë mbrapa tij, një burrë tjetër, që kishte zbritur nga mjeti i dytë, e arriti. U vu edhe ai në pozicionin e duhur. Duke bashkuar forcat provuan që ta zhvendosnin panelin e vjetër që shërbente si portë kryesore. Iu desh që të lodheshin shumë derisa, paneli lëvizi me një kërcitje të thatë metalike. Me vendosmëri, e shtyu anash deri sa hapi tej e tej portën e hyrjes.
Shoferet e të dyja mjeteve, që po prisnin me motorët të lënë në minimo, njëri pas tjetrit, duke lënë pas vetes një shtëllungë tymi të zi, u futën në ofiçinën e vjetër dhe fikën mjetet.
«Shkojmë» foli ai që dukej se ishte shefi, ndërsa kërceu poshtë nga xhipi i ndjekur nga tre të tjerët. Ata të dy që kishin ngelur tek hyrja u rreshtuan në grup dhe të gjashtë, të strukur, u drejtuan për nga hyrja kryesore e restorantit.
«Ju të tre, nga mbrapa» dha urdhër shefi.
Të gjithë pjestarët e skuadrës së vogël sulmuese ishin të pajisur me pushkë AK-47 dhe, nga rripat e nja dy prej tyre, mund të vëreheshin këllëfët tipikë të lakuar të thikave arabe Janbiya. Nuk ishin thika shumë të mëdha por tehet e mprehura nga të dyja anët i bënin ato padyshim armë të bardha vrastare.
Pronari i restorantit, i vetëdijshëm që nga momenti në moment do të mbërrinin shokët e vet, bënte vazhdimisht ecejake midis sallonit dhe hyrjes së mbrapme, nga ku përgjonte jashtë për të kontrolluar lëvizje të mundshme të dyshimta. Por ky nervozizmi i tij, nuk kaloi pa u vënë re nga gjenerali i cili, si një dhelpër e vjetër, filloi të nuhaste se diçka nuk po shkonte për së mbari. Me pretekstin për të marrë shishen e birrës, iu afrua tipit të shëndoshë tek veshi dhe i pëshpëriti «Nuk të duket se miku jot është pak si shumë nervoz?»
«Me thënë të drejtën edhe unë po e vija re» ia ktheu trashaluqi, edhe ai nën zë.
«Prej sa kohësh e njeh këtë? Nuk është se po organizon ndonjë surprizë të këndshme? »
«Do thoja që jo... ka qenë gjithnjë një tip i rregullt.»
«Do të jetë» tha gjenerali duke u ngritur shpejt nga karrigia «por unë sâia kam fare besën. Ikim që këtej sa më shpejt.»
Dy të tjerët u panë për një çast me dyshim dhe pastaj u ngritën dhe ata dhe u drejtuan me shpejtësi në drejtim të pronarit.
«Faleminderit për gjithçka» tha ai i shëndoshi «por tani duhet të shkojmë vërtet» dhe i futi një kartëmonedhë tjetër njëqind dollarëshe në xhepin e veçantë të këmishës.
«Por nuk ju kam sjellë as ëmbëlsirën» iu përgjigj burri me flokë kaçurrela.
«Më mirë, pasi jam në dietë» iu përgjigj trashaluqi dhe u nis me shpejtësi në drejtim të portës. Pa vjedhurazi nga mbrapa tendës dhe, duke mos vënë re asgjë të pazakontë, ua bëri me shenjë dy të tjerëve që ta ndiqnin. Nuk kishte kapërcyer në kohë pragun, kur me bisht të syrit, vuri re tre huliganë që po i vinin nga e djathta.
«Bastard» arriti vetëm të bërtiste para se, ai që ishte më afër prej të treve, me një anglishte shumë të cunguar e kërcënoi që të ndalej. Si përgjigje, nxori nga rripi i mesit një granatë të fuqishme dhe duke u kthyer nga shokët e tij bërtiti «Flashbang!»
Të dy mbyllën menjëherë sytë dhe veshët. Një dritë verbuese, e pasuar nga një shpërthim i fuqishëm, theu qetësinë e natës. Të tre sulmuesit, të kapur në befasi nga lëvizja e trashaluqit, ngelën për disa çaste të trullosur nga shpërthimi dhe verbimi i shkaktuar nga granata që i pengoi të shihnin tre amerikanët të cilët, me një kërcim të denjë për një finale të njëqind metërshit, po ia mbathnin në drejtim të automjetit të tyre.
«Zjarr» bërtiti shefi i agresorëve.
Një breshëri e AK-47 u derdh në drejtim të të ikurve por duke parë që efekti i flashbang nuk ishte zhdukur akoma, fluturoi mbi kokat e tyre.
«Ikni, ikni» bërtiti ai i holli ndërkohë që i përgjigjej zjarrit me Berettën M9 të nxjerrë nga këllëfi.
Trashaluqi, ndërkohë që vraponte, kishte arritur të nxirrte telekomandën nga xhepi i xhaketës dhe të hapte derën e pasme të makinës. Me një kërcim të shpejtë u hodh si peshk dhe, duke kapur një nga pushkët M-16 që e merrte gjithnjë me vete, ia vërviti gjeneralit. Ai, nga ana tjetër, rroku një mitraloz FN P90 dhe nisi ta zbrazte në drejtim të agresorëve.
«Largohu» i bërtiti të hollit i cili, duke mbajtur kokën ulur, vajti në drejtim të derës nga ana e shoferit. Ndërkohë që dy miqtë e tij hapnin zjarr për ta mbuluar, u fut brenda në makinë. Një breshëri tjetër armësh, që vinte nga prapa shpine, vizatoi një sërë vrimash të çrregullta në muret prej llamarine të barakës përpara tij.
Ndërkohë, tre agresorët që kishin kaluar nga mbrapa përfunduan tek porta kryesore e restorantit dhe u bashkuan me zjarrin e shokëve. Shënjestra e tyre ishte padyshim më e mirë. Një plumb goditi pasqyrën e vogël të makinës në krahun e djathtë që përfundoi copë e çikë.
«Ta marrë djalli» shfryu tipi i hollë ndërkohë që, duke ulur kokën instiktivisht, po mundohej që të ndizte makinën.
«Hipni gjeneral» bërtiti trashaluqi ndërkohë që lëshoi një breshëri tjetër në drejtim të agresorëve.
Me zhdërvjelltësinë e një djaloshi, Kembëlli u hodh në sediljen e mbrapme tamam në momentin kur një plumb po i çikte këmbën e majtë dhe po hynte forcërisht në derën e hapur. Me një lëvizje të shpejtë, hoqi sediljen e mbrapme dhe arriti të fuste dorën në portabagazh. Vuri re menjëherë një sërë granatash të rreshtuara brenda një ene polisteroli. Nuk mendoi as edhe një çast, e rrëmbeu një dhe, pasi i hoqi fitilin, e flaku në drejtim të agresorëve.
«Granatë» gërthiti dhe u shtri rrafsh në sedile.
Ndërkohë që një breshëri e re e AK-47 thyente dritaren e mbrapme dhe copëtonte fenerin mbrapa në të djathtë, bomba e dorës u rrotullua qetë qetë mu në mes të grupit të agresorëve të cilët, të vetëdijshëm mbi rrezikun e mundshëm, u plasën në tokë duke u bërë rrafsh sa më shumë që të mundeshin. Bomba shpërtheu me një zhurmë shurdhuese dhe një shkëlqim verbues prishi errësirën e natës.
Tipi i shëndoshë, duke përfituar nga lëvizja e beftë e gjeneralit, vrapoi për nga ana e pasagjerit, hipi në makinë dhe, duke qëndruar me një këmbë jashtë, bërtiti «Ik, ik.»
I holli shkeli këmbën në gaz dhe makina, me një gërvimë të fortë të gomave, gufoi përpara në drejtim të portës së vjetër të barakës së braktisur. Makina e sulur në drejtim të rrugës ushtroi forcë mbi llamarinën e ndryshkur të panelit, që u rrëzua brenda rëndë rëndë. Makina vazhdoi lëvizjen e saj të çmendur duke shkatërruar gjithçka që haste gjatë rrugës. Vazo të vjetra copa copa, arka druri të prishura, karrige madje dhe dy fenerë të vjetër u thërrmuan dhe u hodhën në ajër, duke ngritur lart një shtëllungë rëre dhe bëzhdila. I holli që ngiste makinën, po përpiqej të shmangte sa më shumë gjëra që të mundej duke përdorur gjithë peshën e trupit për të rrotulluar timonin sa nga e djathta në të majtë por, pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk arriti që të evitonte kolonën kryesore prej druri gjysëm të prishur që mbante të gjithë strukturën, duke e prerë direkt. Baraka pati një dridhje, një tronditje, pastaj, sikur një shkëmb i madh ta kishte goditur mbi çati, u thërrmua vetë me plot kuptimin e fjalës. E gjitha kjo ndodhi pikërisht në momentin kur të tre, pasi kishin rrëzuar edhe murin mbrapa, dolën jashtë nga ofiçina e vjetër, të ndjekur nga gjëmim i fortë dhe një shtëllungë e errët e pamasë. Makina, tashmë pa kontroll, ra plumb mbi një tufë plehrash të lëna buzë rruge dhe ngeci aty.
«E marrtë dreqi» shfryu gjenerali që shumë herë kishte përplasur kokën mbi krahun e derës. «Po kush të ka mësuar ta ngasësh makinën kështu?»
Si përgjigje, i holli shkeli përsëri këmbën tek pedali i gazit dhe u përpoq të dilte prej grumbullit të plehrave. Disa lecka me ngjyra iu kapën pas rrotave dhe një televizor i vjetër mbeti i ngjitur pas prapakolpit. Iu desh të lëviznin edhe për pak derisa të arrinin më në fund në buzë të rrugës. Me një zhurmë të shurdhët makina kapërceu trotuarin e ulët dhe të tre u gjetën mbi rrugën kryesore në drejtim për nga lindja.
«Po kush dreqin ishin ata?» pyeti trashaluqi ndërkohë që po sistemohej në sedilje dhe po përpiqej të mbyllte dritaren.
«Duhet të pyesje mikun tënd pronarin e restorantit» ia ktheu ftohtë ai i holli.
«Po qe se më vë në grykë të zjarrit, do ta bëj që tâi kapërdijë të gjitha enët e kuzhinës, bashkë me garuzhdet.»
«Ej, ça kërkon të bësh miku im? Duhet ta kishte kuptuar tashmë që këtu nuk i zihet besë asnjeriu» dhe ndërkohë që merrte një kthesë në një rrugë të vogël në të djathtë shtoi «Të paktën, arritëm të vëmë diçka në gojë.»
Makina e errët u ndez duke buçitur në errësirën e natës, por duke lënë, pas vetes, një gjurmë të pazakontë prej lëngu të paidentifikuar mirë.
Anija kozmike Theos â Presidenti
«Po ku e merr energjinë për të krijuar një fushë force kaq të fuqishme?» pyeti koloneli me kureshtje, ndërkohë që vëzhgonte me kujdes shandanin e sapokrijuar.
«Energjia është kudo, në çdo vend të universit» iu përgjigj Azakisi. «Gjithçka që është në përbërje të saj, është bërë nga materia dhe materia nuk është gjë tjetër veçse një formë e energjisë dhe anasjelltas. Madje edhe qeniet e gjalla nuk janë gjë tjetër veçse forma të thjeshta të energjisë dhe materies.»
«Jemi bërë nga e njëjta substancë si e yjeve» pëshpëriti Elisa e mrekulluar, duke rikujtuar një citim të vjetër të dikujt, që në atë moment nuk i kujtonte as emrin.
«Jam dakord me këtë, por për të arritur që ta mbajmë në këtë mënyrë duhet kohë» ia ktheu koloneli.
Ishte gati të kërkonte një dritë tjetër kur një melodi bluz, që vinte nga celulari i tij, e ndërpreu.
«Po tani kush dreqin do jetë?» foli me zë të lartë ndërkohë që lexonte emrin e telefonuesit âCamp Adder â Burguâ.
«Koloneli Hadson» foli ftohtë në mikrofon.
«Kolonel, më në fund.»
Xheku njohu menjëherë zërin e trashë të rreshterit me ngjyrë që e kishte pasur në krah në shumë misione. «Rreshter, çfarë ka?»
«Ka orë të tëra që po ju kërkoj. Po ku gjendeshit?»
«Hëm, le të themi se po âvërtitem si një helikë rrotullueseâ. Sidoqoftë, më thoni rreshter, ça problemi ka?»
«Doja vetëm tâju informoja se kërkesa juaj për transferimin e gjeneralit u zbatua pa problem fare.»
«Kërkesa për transferimin e gjeneralit? Por për ça dreqin po flet?»
«Kam përpara meje një urdhër me shkrim, të firmosur nga dora juaj, që autorizon gjeneralin Riçard Rajt dhe kolonelin Oliver Moris për të marrë gjeneralin Kembëll me qëllim transferimin e tij në një vend top sekret. E verifikova dhe firma është tamam e juaja.»
«Por unë nuk kam autorizuar një gjë të tillë» koloneli bëri një pauzë të shkurtër dhe pastaj tha «Dhe kështu, ku është gjenerali tani?»
«Nuk ia kam fare idenë, zotëri. E kanë marrë në ruajtje ushtarakët për të cilët po ju flisja.»
«I mallkuari, ia doli që të arratiset.» Pastaj pati një si parandjenjë dhe tha «Rreshter, do të ishit në gjendje të më përshkruani të dy ushtarakët që e kanë marrë?»
«Sigurisht. Njëri ishte i gjatë dhe i hollë ndërsa tjetri ishte më i shkurtër dhe mbi të gjitha, i shëndoshë dhe mbi peshë. Kishin...»
«Në rregull rreshter, kaq mjafton. E mora vesh. Ju falenderoj.»
«Shpresoj të mos i kem bërë gjërat lëmsh e li.»
«Mos u bëj merak, nuk ka qenë faji juaj» dhe mbylli bisedën.
«Ãfarë ka ndodhur? » e pyeti Elisa e shqetësuar.
«Ata të dy që na sulmuan dhe që i kapëm, kanë shpëtuar paq dhe kanë arritur edhe që të lirojnë edhe atë bastardin gjeneralin Kembëll.»
«Më vjen vërtet keq, i dashur, por mos u merakos akoma më shumë. Kemi probleme akoma më të mëdha tani se kjo për tâu merakosur, apo jo?»
«Ke të drejtë.» Dhe duke u shprehur kështu i tërhoqi shandanin nga dora dhe, duke ia treguar Azakisit, e pyeti «Ku e lamë?»
«Tek burimi i energjisë.»
«Po, tamam. Si konkluzion, si dreqin funksionon kjo gjëja?»
«Nuk është vërtet aq e thjeshtë për tâu shpjeguar por sidoqoftë mund të themi se arrin të thithë energjinë që e rrethon dhe tâi japë formën për të cilën është programuar.»
«Por» foli Xheku me dyshim. «Nuk është se e kuptova aq shumë. Ãshtë fakt që funksionon dhe e bën madje edhe në mënyrë të shkëlqyer. Mendon se kjo teknologji mund të praktikohet edhe në Tokë?»
«Sigurisht. Nuk shoh asnjë problem. Do tâi them Petrit, kur të vijë momenti, që tâju dërgojë të gjitha informacionet e nevojshme.»
«Shkëlqyeshëm. Po mendoj për fytyrat që do bëjnë shkencëtarët para një zbulimi të këtij lloji. Aktualisht, akoma arrijmë që të prodhojmë seri sasiore të energjisë përveçse nga fosilet e djegshme dhe ajo bërthamore. Besoj vërtet se vizita juaj do të përmbysë rrënjësisht shumë gjëra në planetin tonë.»
«Siç ka ndodhur gjithmonë» shtoi Azakisi me një buzëqeshje të lehtë.
«Nëse nuk më kujtohet gabim» tha Elisa duke u futur në diskutim «a nuk qe një shkencëtar i quajtur Nikola Tesla, qe kishte jetuar në kalë midis 1800 dhe 1900 dhe kishte imagjinuar një formë energjie që depërtonte në gjithë kozmosin?»
«Uauu» ia ktheu Xheku me habi. «Nuk mendoja se ishe kaq eksperte në materie.»
«Ka shumë gjëra që duhet akoma tâi zbulosh tek mua, i dashur» dhe, me një veprim krejt të pavetëdijshëm, kaloi njërën dorën midis flokëve të gjatë.
«Në fakt» vazhdoi Xheku «Tesla bëri akoma më tepër. Përveç realizimit të një varg shpikjesh që i përdorim akoma edhe sot, teorizoi mundësinë e përdorimit të asaj gjëje që ai e quajti âeterâ si një burim të pakufizuar energjie. Një substancë e tillë, që do të pushtonte të gjithë universin, nëse stimulohet siç duhet, do të mund të siguronte energji kudoqoftë dhe në çfarëdo momenti.» I kënaqur me faktin që e dashura e tij po e vështronte me një admirim edhe më të madh, vazhdoi me krenari në demonstrimin e vet. «Por studiuesi, pasi ishte ndeshur me hipokrizinë dhe lakminë e të fuqishmëve të epokës, konfirmoi që njerëzimi nuk ishte ende gati për një përmbysje të këtij lloji dhe braktisi projektin, duke zhdukur çdo gjurmë. Vetëm sot, pas mbi njëqind vjetësh, shkencëtarët tanë kanë filluar të ngrejnë hipoteza mbi praninë e një âsubstanceâ që e quajnë âmateria e errëtâ madje edhe të një forme energjitike e quajtur âenergjia e errëtâ, që do të përbënte mbi 70% të dendësisë së universit.»
«Jam e impresionuar» u shpreh profesoresha ndërsa vështronte e mrekulluar. «As unë nuk e imagjinoja që të ishe kaq erudit në këtë fushë.»
«Ka shumë gjëra që duhet të zbulosh akoma rreth meje, e dashur» ia ktheu Xheku me të njëjtën batutë dhe me të njëjtin gjest, edhe pse flokët e tij ishin padyshim tepër të shkurtër për të shkaktuar efektin e dëshiruar.
«Ndoshta po flasim për të njëjtën gjë» deklaroi Azakisi i kënaqur.
«Energjia e pakufizuar në dispozicion të të gjithëve, kudo në univers dhe me kosto zero... e jashtëzakonshme.» Xheku ishte zhytur në vlerësimin e gjitha implikimeve të mundshme të këtij zbulimi të ri tronditës, kur celulari i tij nisi të binte me të njëjtën melodi si më parë.
«Po tani kush dreqin do jetë?» foli pak ftohtë. Pastaj lexoi emrin e telefonuesit dhe i ndriti fytyra. «Admiral, nuk mendoja se mund tâju dëgjoja kaq shpejt.»
«Biri im, arrita të vihem në kontakt me Presidentin dhe i shpjegova situatën. Tani ai është këtu mu para meje. Nëse dëshiron po ta kaloj.»
«Po sigurisht, me kënaqësi» u përgjigj i emocionuar ndërkohë që, me gjeste të mëdha, i tregonte Petrit celularin. Kaluan pak sekonda dhe një zë i qetë dhe i thellë doli nga telefoni «Koloneli Xhek Hadson?»
«Po, zoti President, unë jam. Nën urdhrat tuaja.» Teksa përgjigjej nuk mundi të mos rrinte në gatitu, duke shkaktuar një buzëqeshje të ndrojtur të Elisës.
«Zoti kolonel, e kam bërë të mundur këtë telefonatë nën respektin dhe besimin që ushqej për admiralin Uillson,. Ajo që më është referuar është aq absurde që të jetë edhe e vërtetë.»
«President, do doja që ta drejtonit teleskopin e parë që do ju gjendet aty në kordinatat që do tâjua dërgoj.»
Petri, që kishte parashikuar ta zhvendoste Theosin mbi një paralel më afër me polin e Veriut në mënyrë që lejonte vrojtimin e një zone mbi Tokë akoma në errësirë, shfaqi në ekranin gjigand një varg numrash. Xheku, shumë shpejt, i futi ata në celularin e tij dhe i dërgoi. «Ky është pozicioni aktual i anijes sonë kozmike. Nuk besoj se teknikët tuaj do të kenë problem për ta gjetur.»
Presidenti i bëri një shenjë nënkuptuese të shpejtë asistentit më të gjatë dhe të fuqishëm që gjendej me të në Zyrën Ovale brenda Shtëpisë së Bardhë. I tregoi numrat që ishin shfaqur në celular dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Burri që kishte veshur një kostum të zi, këmishë krejt të bardhë dhe një kravatë gri me vija të çelëta, afroi kyçin e dorës në gojë dhe dha një sërë komandash të prera.
«President» vazhdoi Xheku. «Situata është shumë serioze. Planeti ynë rrezikon të ketë një përmbysje katastrofike dhe ne, me ndihmën e këtyre njerëzve të ardhur nga një vend kaq i largët, do të mundemi të bëjmë diçka për ta evituar. I kuptoj më së miri dyshimet tuaja por janë vërtet këtu lart dhe mund tâjua tregoj.»
Petri aktivizoi sensorët me rreze të shkurtër në kordinatat e treguara më parë nga koloneli dhe në ekranin e panelit të komandave u shfaq pamja nga lart e Zyrës Ovale.
«Zotëri, në këtë moment, ju po qëndroni mbështetur me dorën e djathtë mbi tryezën tuaj të punës, në krah keni admiralin dhe ka edhe dy njerëz të tjerë në dhomë.»
Presidenti pa instiktivisht rreth e rrotull sikur do arrinte të zbulonte spiunin që po i përgjonte. Ngurroi për një çast pastaj tha i hutuar «Po është absurde. Si mundeni që tâi merrni vesh këto gjëra?»
«Thjesht po ju vështroj.»
«Por këtu është absolutisht e pamundur. Nuk ka gjë që të jetë në gjendje të depërtojë në muret e kësaj dhome.»
«Asgjë që është tokësore, President» e korrigjoi Xheku. Pastaj Petri iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Koloneli shqeu sytë pastaj, me një ton të vendosur, foli në mikrofon «Besoj se edhe kjo nuk është e bërë nga asnjë prej teknologjive tona.»
Nuk kishte arritur ta mbaronte fjalën në kohë kur tryeza e punës e shekullit të XIX-të, e njohur në botë si âResolute Deskâ, filloi të ngrihej ngadalë. Presidenti bëri një kërcim mbrapa dhe vështroi i shastisur në drejtim të admiralit i cili ia ktheu me një vështrim po aq të shastisur.
«Tryeza e punës po lundron në ajër» thirri. «Duket sikur forca e gravitetit nuk ka më asnjë efekt mbi të.»
Burri tjetër që gjendej në dhomë, pak më i shkurtër se ai i pari por po aq i fuqishëm sa ai, nxori instiktivisht pistoletën nga këllëfi i fshehur në sqetull si veprim për të mbrojtur shefin e vet. Vështroi shpejt sa nga e djathta në të majtë sikur po kërkonte të zbulonte një fantazëm por nuk pa asgjë të dyshimtë.
«Hiqe tutje» foli me ton të qetë Presidenti. «Besoj se nuk ka asnjë rrezik. Kjo është vepra e miqve tanë aty lart.»
Të gjithë, në mënyrë instiktive, u gjendën duke vështruar tavanin e bardhë të dhomës, me përjashtim të asistentit më të gjatë i cili, pasi kishte mbështetur dy gishta në kufjen e veshit të djathtë, foli me një ton që nuk e përshkonte asnjë emocion «Zotëri, kemi imazhet.» Nxori nga çanta një tablet të trashë, shtypi disa komanda në ekran, e pa për disa sekonda pastaj ia dorëzoi butësisht Presidentit. Njeriu, i konsideruar nga shumë si njeriu më i fuqishëm i botës, e kapi me dorën e majtë dhe nisi të kqyrte ekranin me vëmendje. Admirali Uillson, shumë kureshtar, me syzet e leximit të vëna në sy, iu afrua dhe u mundua të kuptonte edhe ai diçka.
Aparati tregonte imazhet që vinin nëpërmjet satelitit nga një teleskop, jo shumë i fuqishëm, i instaluar në një oservator të vogël sekret ndërtuar në jug të Finlandës. Në atë zonë, dielli perëndonte në një orë të caktuar dhe errësira e natës do të lejonte shfaqjen e qartë të vendit të treguar.
«Më jep akoma edhe ca minuta kolonel. Do të shfaq zonën që i korrespondon kordinatave që më dërguat pak më parë.»
Pamja nuk ishte akoma në fokus kur papritmas, spikatur ndaj hapësirës së pikluar nga miliona yje, u shfaq në ekran një sferë e vogël ngjyrë argjendi, e ndriçuar në gjysmën e saj nga drita e diellit.
Edhe pak sekonda dhe imazhi ndryshoi. Niveli i zmadhimit ishte rritur. Tani sfera zinte thuajse të gjithë ekranin edhe ishte e mundur të sodisje mijëra hijëzime të ngjyrave që, duke kaluar nga vjollca në blu të errët, dukej se po zhyteshin në sipërfaqen e saj të argjendtë.
Ndërkohë në bordin e Theosit, të dy tokësorët dhe dy alienët po shijonin, në ekranin gjigand, pamjen nga lart të Zyrës Ovale. Petri, duke u marrë me komandat në panelin qendror, kishte arritur madje të zmadhonte me zoom tabletin e Presidentit dhe ta shfaqte. «Po na vëzhgojnë» tha. Pastaj, duke e kuptuar se inkuadrimi ishte shumë anash, e rrotulloi anijen kozmike nja njëzet gradë nga e djathta dhe shtoi «Tani është shkëlqyeshëm. Si thoni sikur të dalim në dritare dhe të përshëndesim?»
Elisa dhe Xheku e vështruan me habi, por kur panë që Azakisi po i drejtonte nga dritarja e madhe eliptike që binte mbi hapësirën kozmike, e ndoqën pa shtuar gjë tjetër. U mbështetën të tre në bord dhe nuk mundën të mos i hapnin sytë nga habia. Para tyre, Toka me gjithë shkëlqimin e vet gjithë madhështi.
«Ãshtë e mrekullueshme» arriti vetëm të pëshpëriste Elisa e mrekulluar.
«Dhe tani, përshëndesni» foli Petri me gëzim.
Imazhi në ekranin e Zyrës Ovale ndryshoi përsëri. Tani niveli i zmadhimit ishte në maksimum.
«Kolonel, sikur po më bie pika...» pëshpëriti Presidenti me një fije zëri. «E shoh.» Pastaj u drejtua nga admirali i cili, për habi, i kishte rënë stilolapsi që mbante në dorë dhe shtoi «Kjo është një gjë krejtësisht e jashtëzakonshme.»
«Jua kisha thënë, apo jo?» ia ktheu Uillsoni me një pamje shumë të kënaqur.
«Ajo që shihni në të majtën time është profesoresha Elisa Hanter dhe ai në të djathtën time është komandanti i kësaj anije kozmike, zoti Azakis.»
Të dy bënë një gjest me dorë dhe njeriu më i fuqishëm i botës arriti vetëm të përsëriste me një pëshpëritje gjithë shqetësim «Hëm, gëzohem...»
Të treve në dritare iu bashkua edhe Petri i cili, me një buzëqeshje të mrekullueshme, u vu edhe ai të përshëndeste.
«Dhe ai që sapo erdhi tani» vazhdoi Xheku «është krahu i tij i djathtë, zoti Petri.»
«Unë... unë nuk di çâtë them.»
«Ne kemi një thes me gjëra për tâju thënë zotëri dhe druaj se do duhet të organizojmë një takim sa më parë që të mundemi. Nuk kemi më kohë.»
«Bah, sigurisht që kjo gjë ka prioritetin absolut. Më lër të mendohem pak.» Presidenti vuri celularin mbi Resolute Desk dhe doli nga dhoma. Hyri sërish pas pak minutave me një pamje të qetë, kapi përsëri telefonin dhe tha «Kolonel, jeni aty akoma?»
«Po, zotëri.»
«Besoj se vendi më i mirë për takimin është ai që e quajnë âZona 51â. Nuk besoj se duhet tâjua shpjegoj se ku ndodhet, apo jo?»
«Jo, zotëri. E di shumë mirë.»
«Shkëlqyeshëm. Tashti po përgatis Air Force One-in. Nëse nuk e keni problem, do thoja që të shiheshim, në kordinatat që do tâju dërgohen në celular, sonte në mbrëmje ora 22:00 me orën lokale.»
«Aty do të jemi.»
«Besoj se nuk është nevoja që tâju sugjeroj momentalisht, për ruajtjen në maksimum të fshehtësisë së kësaj çështjeje.»
«Pa problem fare, zoti President.»
«Atëhere shihemi më vonë» dhe mbylli këtu bisedën.
Xheku qëndroi për ca sekonda duke vështruar telefonin si i shastisur. Pastaj u kthye nga tre shokët e tij dhe tha «U bë.»
Elisa nuk mundi të mos rrinte pa iu hedhur në qafë duke e përqafuar më fort nga çâmundej. «Ke qenë i mrekullueshëm, i dashur.»
«Në rregull, në rregull» tha Xheku duke u përpjekur të mbrohej nga përqafimi i beftë. «Por tani na duhet të organizohemi. Takimi është për...» Bëri me mend një llogaritje të shpejtë dhe pastaj shtoi «afro nëntë orë.»
«Dreq, ka shumë kohë» u shpreh profesoresha. «E çfarë do të bëjmë në pritje?»
«Bah, unë do ta kisha një ide» ia ktheu Xheku me një vështrim të ngulët që ishte i gjithi i programuar. «Zak, a është akoma e lirë ajo dhoma e mëparshme?»
Ücretsiz ön izlemeyi tamamladınız.